Skandal: Zyrtarja e Mitrovicës së jugut për terro**stët e vrarë në Banjskë: “U prehshi në paqen e zotit”

Në orët e para të së dieles nga një grup terroristësh serb është vrarë në veri polici Afrim Bunjaku, i cili është shpallur hero nga shteti i Kosovës.

Pas kësaj vrasje, policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë në veri, ku ka lokalizuar këtë grup terroristësh në fshatin Banjskë të Zveçani, në mesine të cilëve ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiç.

Si pasojë e shkëmbimeve me armë zjarri prej disa orëve mes Policisë dhe këtij grupi terroristë, disa pjesëtarë të këtij grupi mbetën të vrarë, disa u arrestuan dhe pjesa tjetër e tyre arriti të ik përmes kufirit për në Serbi.

Pas vrasjes së disa pjesëtarëve të këtij grupi terrorist, pati reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të veprimeve të policisë.

Por jo të gjithë ishin në krah të shtetit ligjor, madje ka edhe nga ata që marrin rroga nga buxheti i Kosovës dhe ‘vajtuan’ për vdekjen e disa terroristëve.
Në mesin e tyre është edhe Jelena Cvetkovic, e cila është zyrtare në komunën e Mitrovicës së jugut.

Ajo ka publikuar një foto të tre terroristëve të vrarë, duke shkruan: “upokoj gospode duśe slugs tvojih”, që përkthyer në shqip do të thotë: “U prehshi në paqen e zotit, shpirti i robit tënd” ”.

Lexo edhe:  Humbi jetën gjatë tërmetit mbrëmë në Shqipëri, flasin familjarët e 18-vjeçarit: Ishte me autizëm, e kapi paniku