Sulmohet nga qentë endacakë një grua në Prishtinë, merr lëndime të rënda

Një grua është sulmuar rëndë nga qentë endacakë afër Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa gruaja ka pësuar lëndime serioze.

Kjo u bë e ditur nga Albenita Gashi, e cila tha se është familjare e viktimës.

“Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, tha ajo.

Lexo edhe:  Gjendet një granatë dore në Shtërpcë, policia del në vendin e ngjarjes