Kisha Ortodokse Serbe e luan paqësoren: Duan të na bëjnë fajtorë

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar për herë të parë pas sulmit terrorist të ndodhur në veri të Republikës së Kosovës, ku një grup kriminelësh të drejtuar nga Milan Radojcic kanë vrarë një polic të Kosovës derisa ishte në krye të detyrës dhe kanë plagosur dy të tjerë.

Kisha Ortodokse ka shprehur ngushëllime “për familjet e viktimave” dhe kanë thënë se duhet lutur për paqe me atë që jetojmë dhe me fqinjët”, shkruan Express.

Tutje në reagimin e tyre thonë se iu vjen keq që shumë “nga Prishtina dhe bota, por edhe më tragjike, gjithashtu nga Beogradi”, që kanë provuar ta bëjnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe fajtore për ngjarjet tragjike.

“Synimi i atyre që me çdo kusht duan ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova”, thuhet në reagim.

Tutje nga Kisha Ortodokse Serbe thonë se “gjithmonë kanë avokuar dhe se avokon edhe tani, që keqkuptimet në Kosovë të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me dialog, me qëllim të bashkëjetesës paqësore të serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në atë zonë”.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari tjetër i arrestuar për vrasjen e rëndë në Skenderaj