Gjendet trupi i pajetë i një terroristi të vrarë në veri

Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas vrasjes së policit kosovar nga një grup i terroristëve serbë.

Burimet brenda PSRK-së kanë bërë me dije për Sinjalin se tashmë është gjetur trupi i pajetë i një terroristi të vrarë.

Trupi i pajetë i terroristit mësohet se është gjetur në malin e fshatit Banjskë, në afërsi të Manastirit, i uniformuar dhe i armatosur rëndë.

Dje zyrtarisht është konfirmuar për tre terroristë të vrarë.  Trupi i gjetur sot e çon në katër numrin e terroristëve të eleminuar.

Lexo edhe:  Mijëra grevistë e kaluan vikendin pa paga, por deputetja e VV-së e festoi ditëlindjen në Milano