Gazetari zbulon pse klerikët serbë erdhën në Prishtinë, arsyeja është ‘befasuese’

Në mediat kosovare sot qarkulloi një lajm për disa klerikë serbë të cilët u panë afër Stacionit të Policisë në Prishtinë.

Arsyeja e qëndrimit të tyre aty nuk dihej, mirëpo që lajmi bëri bujë shkaku se erdhi vetëm një ditë pas ngjarjeve në veri ku pas një sulmi terrorist humbi jetën një polic.

E në lidhje me këtë, gazetari i lajmi.net ka dalë në terren për të marrë vesh më shumë detaje.

Nga një burim i mirëinformuar, gazetarit i është thënë se arsye e qëndrimit të klerikëve në Prishtinë është vazhdimi i lejeqendrimit të tyre dhe s’ka të bëj me ndonjë intervistim të mundshëm në lidhje me rastin e djeshëm.

Nga Policia gjithashtu i thanë lajmi.net se klerikët fetarë nuk kanë qenë brenda ndonjë stacioni policor.

Lexo edhe:  Qytetari i mllefosur me kryeministrin: Albini krejt hajnitë i ka me Greqi