Hajnat ia mësyjnë kazermës së FSK-së në Fushë Kosovë, vjedhin bakrin e 5 mijë eurove dhe e shesin

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta. Cak i hajnave në mesin e shumë shtëpive, banesave e lokaleve, së fundmi ka qenë edhe kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin të Fushë Kosovës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ditët e fundit, në këtë kazermë kanë hyrë hajnat, prej ku kanë vjedhur material bakri në vlerë të rreth 5 mijë eurove. Rasti u zbulua nga zyrtarët e kazermës, të cilët e denoncuan rastin në Polici.

Sipas informatave të para, personat e dyshuar për këtë vjedhje dyshohet se materialin e vjedhur e kanë shitur te një kompani, e nga aty bakri është shitur në një kompani tjetër.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Ky është zyrtari i ministrisë i arrestuar në Prizren, u kap edhe me armë ilegale