Pamje nga Spitali i Novi Pazarit ku shkuan për ndihmë dy kriminelët serbë të plagosur nga Policia

Janë publikuar pamje nga Spitali i Novi Pazarit ku tashmë po trajtohen dy kriminelët serbë të cilët janë plagosur nga ana e Policisë së Kosovës.
Nga sulmi i djeshëm ndaj  Policisë së Kosovës u vra një polic dhe nga ana e sulmuesve u vranë 3 sulmues.

Në repartin kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar ndodhen dy të plagosurit.

Sipas mediumit serb nova hyrja në objektin e repartit kirurgjik po sigurohet nga anëtarëve të MPB-së.

Lexo edhe:  Konfirmon Policia: 1 i vdekur e 3 të lënduar në aksident në Kamenicë