E rëndë: Prizrenasi kërcënon me armë motrën e tij, ajo e denoncon në Polici

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht.

Një konflikt familjar ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes tyre, 28-vjeçari ka eskaluar në kërcënime, duke ia drejtuar armën motrës së tij.

E shqetësuar dhe e frikësuar nga situata në të cilën ndodhej, 33-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast, teksa të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lexo edhe:  U vazhdohet paraburgimi tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë