“Më kanë thanë në Zvicër fol me përqindje se 1 miliard s’janë pare për ata”, shakaja e Kurtit për eksportin
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër. Kurti në këtë bashkëbisedim është pyetur edhe për bashkëpunimin tregtar në mes të dy shteteve dhe për atë që mund të bëhet më shumë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.
Kurti në këtë rast ka përmendur rritjen e eksportit në Kosovë, duke thënë se gjatë këtij viti ka arritur të kalojë shifrën 1 miliardë euro.
Novosella tregon se si Demaçi jetonte vetëm me 90 euro: Hashim Thaçi mori …
Kryeministri kosovar me këtë rast është kujdesur që të bëjë edhe pak shaka, duke thënë se e kanë porositur që në Zvicër të flasë me përqindje, meqë për një shtet si Zvicra 1 miliardë euro s’janë asgjë, shkruan Express.
“Eksportet sivjet për herë të parë e kalojnë 1 miliardëshin. M’kanë thanë këtu në Zvicër ma mirë fol me përqindje se s’janë pare ato për Zvicrën”, ka thënë Kurti.