E dhimbshme: Vdes nëna e ish-kryetarit Agim Bahtiri
Ka vdekur nëna e ish kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
E ndjera kohëve të fundit ka qenë e shtrirë në spital, pasi e kishte gjendjen e rëndë shëndetësore, shkruan Jepi zë
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë përmes një postimi ish drejtori komunal, Nehat Bahtiri.
“Qofsh e Xhennetit Gjyshe. Të mbuloftë mëshira e Allahut” ka shkruar Bahtiri.
E ndjera ka gëzuar shumë respekt të madh në familjen e saj, ndërsa ajo kishte jetuar në fshatin Gushavc të Mitrovicë.