Kosova nga nesër do të ketë rreth 300 ushtarë më shumë që do kujdesen për sigurinë e vendit
Nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023.
Ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45, shkruan Jepi zë.
Të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të diplomuarve.