Arrestohet burri që sulmoi dhe kanosi punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prishtinë  

Është arrestuar një burrë, për shkak se kishte sulmuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së pastrimit.

Policia tregoi se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Rasti është iniciuar si “kanosje”, njoftoi Policia.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Sot mblidhet Kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës