Sulmohet punëtori i pastrimit në krye të detyres

Kompania “Pastrimi”, Sh.A ka njoftuar banorët e lagjes Bardhosh se nuk kanë larguar mbeturinat nga një pjesë e lagjes, për shkak të sulmit fizik ndaj punëtorit të tyre.

“Shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer si pasojë e një sulmi fizik ndaj punëtorit të kompanisë sonë. Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person i pa përgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës.

“Kompania “Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë. Bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dhe përkrahin secilin punonjës të kompanisë dhe punën e tyre të pa lodhshme që bëjne pa ndërprerë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Pastrimi”

Lexo edhe:  Rahovec: Lëndohet një punëtor në verarinë ‘Stone Castle’, dërgohet me urgjencë në spital