Shkeli fëmiun 9-vjeçar, del superekspertiza e aksidentit: Ministrja Hajdari frenoi me vonesë
Me më shumë se nëntë muaj vonesë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, superekspertizën për rastin e aksidentit, në të cilin është e përfshirë ministrja Rozeta Hajdari.
Superekspertiza e aksidentit në të cilin ministrja Hajdari po gjykohet se e ka goditur me veturë një 9-vjeçare në rrugën “Vicianum”, në Prishtinë, në prill të 2022-ës, konstatoi se ministrja Hajdari e shkaktoi aksidentin për shkak të mungesës së kujdesit dhe frenimit me vonesë, raporton Kiks Kosova.
Megjithëse ministrja po voziste me shpejtësi më të lartë sesa shpejtësia me të cilën do të mund të evitonte aksidentin, ekspertët e komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e arsyetojnë ministren, duke konkluduar se shpejtësia e kufizuar në rrugën ku ndodhi aksidenti, është më e lartë sesa shpejtësia me të cilën do të shmangej ky aksident.
Madje, profesorët e UP-së, përgjegjës për këtë aksident lënë edhe këmbësoren 9-vjeçare.
Ekspertët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike me rastin e realizimit të superekspertizës nuk e bënë ekzaminimin e gjendjes teknike të sistemit të frenimit të veturës së ministres.