Që 15 vjeç në burg për vrasjen e ushtarit rus, Faton Hajrizi tregon si ia rrëmbeu kallashnikovin

Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000 e provoi burgun që moshën 15-vjeçare.

Ai rrëfeu në një intervistë në Frontal se si ia rrëmbeu kallashnikovin ushtarit rus, për ta vrarë më pas. Ai thotë se i ishte afruar atij duke menduar se ishin amerikan.

Por kur kuptoi se ishte rus, ai tha se pati një fjalosje.

“E mbante armën në prehër. Ia rrëmbeva kallashnikovin. E mbusha. Ku doli ai me ma marrë kallashin, e shkrepa, e vrava”, tregon Hajrizi.

“Unë jam dorëzu pas dy dite, me prindin tim”.

“Qysh atë ditë, menjëherë ma kanë qitë prindin jashtë dhe më kanë ngreh zhag, më kanë shti në tank dhe më kanë çu në burg të Mitrovicës”, tregon ai.

Ai tha se rusët dëshironin që ai të thoshte se vrasjen e kreu me urdhër të ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

“Me çdo kusht donin që unë të them që Sami Lushtaku më ka urdhëru”, tregon ai.

Lexo edhe:  Priten erëra të fuqishme në këtë pjesë të Kosovës sot