Vrau gruan me shkop druri, pëson infarkt i moshuari në Përmet

Autori i vrasjes se bashkëshortes në Përmet ka pësuar infarkt dhe është dërguar në spital në Gjirokastër.

Mjekët pasi kanë konstatuar se i moshuari ishte në gjendje të rëndë, e kanë përcjellë menjëherë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Aktualisht ai ndodhet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT. Ai dyshohet se e ka dhunuar për vdekje me shkop druri bashkëshorten e tij.

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat e krimit të rëndë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë tek Menza, bëhen "kërrsh" dy vetura në mes të Prishtinës