Një javë para vendosjes së reciprocitetit, Vuçiq del me mesazh për KFOR-in

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka komentuar situatën në Kosovë, duke thënë se roli i KFOR-it është të parandalojë keqtrajtimin dhe bullizmin ndaj serbëve.

I pyetur se si KFOR-i do t’i mbrojë njerëzit në veri të Kosovës dhe nëse KFOR-i, siç u tha, nuk do të lejojë barrikada të reja, Vuçiq thotë se KFOR-i duhet të mbrojë pakicën dhe të mos lejojë ngacmimet ndaj serbëve.

Ai tha gjithashtu se ne duam të zgjidhim problemet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq theksoi se duket se është normale që serbët të vriten dhe të dëbohen. /Nacionale/

Lexo edhe:  Raportohet për një shpërthim në një lokal në Prishtinë, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes