Gjuajtje me armë si nëpër filma në Ferizaj
Një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa mbrapa veturës janë dëgjuar të shtëna me armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar