Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të vikendit

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat parashihet të zhvillohen gjatë ditës dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nuk priten reshje të mëdha dhe nuk priten reshje në tërë territorin. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe në disa vise vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të izoluara dhe më shumë të koncentruara në disa zona kodrinore- malore.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh. Në disa vise parashihen riga ose rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë më të përqëndruara kryesisht në disa zona kodrinore-malore, por lokalisht edhe në zona tjera./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit