Kurti thotë se e ka marrë malli për opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thumbuar paksa emisarin amerikan, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit është takuar me krerët e partive politike të Kosovës në një darkë në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën.

“Është e vërtetë që unë s’e kam takuar opozitën, prej që Kuvendi ka shkuar në pushim veror. E pash dje që përvec meje edhe z.Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën. Edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Dhe do ta pyes z. Escobar se qysh ka kalu me opozitën, si është opozita si e kemi opozitën”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai tutje ka thënë se për çështje që ndërlidhen me sovranitetin e reciprocitetin beson që s’beson që ka dallime pozitë e opozitë.

Kurti gjithashtu ka thënë se është mirë që edhe partitë opozitare të mësojnë për propozimet e ndërkombëtarëve për çështjet që ndërlidhen me dialogun.

Lexo edhe:  Ahmeti ngre dyshimet mbi vjetërsinë e videos në Pejë: A nuk është borë në dritare?