Natën e mirë Kosovë! Dardanët pësojnë humbje nga rumunët

Kosova ka humbur nga Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024” me rezultat 2:0 në stadiumin “Arena National”.

Ndeshja në minutën e 17-të ishte ndërprerë për 30 minuta për shkak të vendosjes në trbuna të një transparenti skandaloz ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.

Kosova mbeti me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Në minutën e 83-të për 1:0 shënoi Stanciu.

Rumani ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kosovës me Mihailan në minutën e 91-të.

Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 12 pikë, nga gjashta ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.

 

 

Lexo edhe:  Momenti kur lojtari i Fiorentinës bën iftar gjatë takimit me Interin, meritë kishte shoku i skuadrës