Kjo nuk duhej, Rumania shënon ndaj Kosovës

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Në minutën e 83-të për 1:0 shënoi Stanciu.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Lexo edhe:  Mitrovicasit Endrit Ademi i propozohet një kundërshtar 10 vjet më i vjetër, atij nuk i trembet syri