Rumania – Kosova: Mbyllet pjesa e parë, Vedat Muriqi përjashtohet nga loja
Kosova po përballet me Rumaninë në kualifikimet për “Euro 2024”.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 0:0.
Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Ndeshja në minutën e 17-të ishte ndërprerë për 30 minuta për shkak të vendosjes në trbuna të një transparenti skandaloz ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.