U arrestua për kultivim të drogës, Enca rrezikon nga pesë deri në 10 vite burg?

Këngëtarja e njohur Enca është vënë në pranga nga Policia, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon Policia gjeti pesë vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. /Dosja.al

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes një fëmijë në Mitrovicë