Digjet shtëpia 200 vjeçare në Gjilan

Është djegur dje një shtëpi e vjetër rreth 200 vjeçare në Gjilan.

Ajo ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Banorët shohin natën e parë të BBV3, Juli në lot kur pa babanë: Para se të vdiste, ai më tha..