Mitrovicasi Besart Baruti pjesë e historisë, ndahen momente gëzimi me Albin Kurtin e Përparim Ramën

Kosova ka shënuar histori në Greqi, pasi u shpall fituese e organizimit të lojërave mesdhetare më 2030.

Pjesë e delegacionit ishte edhe mitrovicasi biznesmen, Besart Baruti, i cili është kryetar i Federatës së Karatesë, shkruan “Jepi zë”.

Baruti ka ndarë momente gëzimi me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarin Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqin.

Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë ka vendosur që Kosova t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.
Kandidatura e Kosovës, përkatësisht Prishtinës, u prezantua nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. Kandidatura e Kosovës mori përkrahje edhe nga Shqipëria, ku do të mbahen disa prej ngjarjeve. Vlerësime pozitive për kandidaturën e Kosovës dha edhe një komision i ICMG-së që kishte qëndruar në Kosovë javë më parë. Paraprakisht, Asambleja ndryshoi rregulloren që ua ndalonte shteteve pa dalje në det të organizonin lojërat mesdhetare.

Lexo edhe:  Ky është Andi "italiani", i dyshuari që demoloi Bon Vivantin vet i 20-ti