19 vjeçari rrah nënë e bi në Pejë, përfundon në polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Xhevdet Hoti’ në Pejë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua dhe një vajzë të mitur.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja e cila ka deklaruar familjari i saj ka ofenduar e më pas ka sulmuar atë dhe vajzën 12-vjeçare.

Me të kryer veprën, i dyshuari është arratisur nga shtëpia, mirëpo pas punës hetimore të Policisë, ai u arrit që të arrestohet gjatë ditës së sotme.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Moti për nesër dhe pasnesër, këto do të jenë temperaturat