Dy vetura të Kosovës përfshihen në një aksident të rëndë në rrugën Durrës – Tiranë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Durrës – Tiranë ku janë përfshirë tri vetura.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy nga veturat e përfshira janë me targa RKS.
Nuk dihet se sa persona janë lënduar dhe si është gjendja e tyre.