Reperi Azet gjobitet nga shteti i Kosovës, i gjenden mbi 18 mijë euro në çantë

“Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç një fjalë e ta blej krejt mahallën”, ky është një prej refreneve me të famshme të reperit. Por, pasuria e tij që pretendon se vlen për blerjen e një komplet një lagjeje është dëmtuar dje nga Doganat e Kosovës. I është shqiptuar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.

Insajderi ka zbuluar se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë, të hënën e 22 gushtit.

Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e pa deklaruar, plotë 18 mijë e 250 euro.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

“I ka të ndalume krejt paret” i kanë thënë Insajderit burime të sigurta.

Vetura me të cilën po barteshin parat ishte me targa të Kosovës.

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës përcjell Insajderi.

Ndërkohë që pjesa tjetër e të hollave është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Lexo edhe:  “U ule aty si këlysh”, Santiana ia ‘plas fytyrës’ Bucit