Specialja lë në paraburgim Hashim Thaçin

Ish-shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri, raporton 02Press.com

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim.

Sipas arsyetimit “ekziston rreziku që Thaçi të arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.

Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ai akuzohet për “krime” të supozuara lufte.

Mbrojtësit ligjorë të Thaçit disa herë kanë parashtruar kërkesë që Thaçi të mbrohet në liri. Por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Gjykata Speciale.

Lexo edhe:  Policia me aksion në veri