Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Prizren, publikohet foto e armës që dyshohet se u përdorë në rast
Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Prizrenin, ku në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura, 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga i dyshuari Aziz Gashi. Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e kishte shpallur Gashin në kërkim, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali përmes burimeve të saj, raportoi se i dyshuari Aziz Gashi është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.
“Janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme, kryesisht në zonën e Malishevës. Kanë bastisur disa objekte dhe lokacione, dhe gjatë orëve të mbrëmjes gjetën lokacionin se ku gjendet i dyshuari dhe është arrestuar.
“Gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, është bastisë një lokacion në Malishevë ku është dyshuar se mund të gjendet I dyshuari, në atë lokacion nuk është gjet i dyshuari por është gjet një armë-pushkë automatike që dyshohet se është përdor në rastin e krimit, në lokacionin e njëjtë janë gjet edhe disa sendet personale të dyshuarit.
Veprimet operative-hetimore kane vazhduar duke kontrolluar lokacione të ndryshme, kryesisht në rrethinën e Malishevës.
Në operacion për kërkimin e të dyshuarit përveç Sektorit të Hetimeve të Drejtorisë të Policisë në Prizren kanë asistuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës/Stacioni Policor Malishevë dhe njësi të tjera nga Drejtoria e përgjithshme.