Kërcet grushti mes dy personave në Pejë, njëri përfundon në spital e tjetri në pranga

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një përleshje ka ndodhur edhe së fundi në Pejë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçari ka marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Vuçiq humb kontrollin, ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen