Grabitje e armatosur në pompën ‘Shell’ në Shkabaj, hajnat e maskuar marrin paratë në dy arka

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në pompën e derivateve ‘Shell’ në fshatin Shkabaj të Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur që t’ia marrin paratë që ndodheshin në arkën e pompës, si dhe te arka e marketit, e më pas kanë thyer derën dhe janë zhdukur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtorja e kompanisë, i cili ka deklaruar të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Nipi e vrau xhaxhain: Detaje të reja për vrasjen në Kijevë të Malishevës