Ky është 29 vjeçari kosovar që u vra sot, mësohet edhe motivi
Sot gjatë ditës në fshatin Balincë të Malishevës ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Shkodran Krasniqi.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se motivi i vrasjes janë bëre drutë.
Viktima i cili ishte tregtar i druve, kishte shkruar në Balincë për t’i dërguar drutë të dyshuarve tashmë për vrasje, të cilët i kishin blerë.
Sipas burimeve, të dyshuarit janë vëllezër.
Pasi viktima dërgoi drutë në oborrin e tyre, vëllezërit dyshuan se nuk ishte sasia e druve për të cilin kishin paguar.
Pas disa mosmarrëveshjeve, ka filluar rrahja e cila më pas ka përfunduar më vrasjen e 29-vjeçarit.
Ndërsa, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezaj IndeksOnline