Imami kosovar thirrje vajzave të mbuluara: Mbajeni me krenari shaminë në shkollë, mos keni frikë
Imami kosovar Labinot Maliqi ka inkurajuar vajzat të cilat janë të mbuluara, të mbajnë shaminë me krenari në shkollë që nga dita e nesërme.
Ai thotë se kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe askush nuk mund t’i privoj nga kjo e drejtë, shkruan Indeksonline.
Po ashtu ai ka ftuar prindërit që ta kontaktojnë nëse ndokujt prej vajzave të tyre iu shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.
Njoftimi i plotë:
#VËMENDJE; I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur.
I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.