Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari për një rast lëndim i rëndë trupor që është raportuar më 11 gusht në Malishevë.
Policia ka publikuar foton e të dyshuarit, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.
“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor raportuar me datë 11.08.2023, Gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë të personit i cili dyshohet të jetë kryes i kësaj vepre. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarit, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative.