Thyhet shtëpia e varrezave në fshatin Polac të Skenderajt
Shtëpia e varrezave në fshatin Polac të Skenderajit është thyer.
Persona të papërgjegjshëm kanë thyer dritaret e saj. Kjo situatë ka ndodhur në muajt e fundit dhe ka shqetësuar disa banorë, raporton portali rajoni.org.
Objekti është ndërtuar në kohën e qeverisjes së Bekim Jasharit dhe është përdorur për zhvendosjen e mbetjeve të dëshmorëve prej Polacit në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Ky vend i varrezave shërben si një vend i rëndësishëm jo vetëm për pjesën e Polacit, por edhe për banorët e zonës së Skenderajt. Shpesh këtu janë kryer ritëre fetare dhe ngjarje të tjera.