Ky është i riu nga Prizreni që u prangos bashkë me babanë, dyshohen për shitblerje të drogës

Gazeta Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht për një aksion të Antidrogës që u zhvillua në fshatin Zhur të Prizrenit dhe rezultoi me sekuestrimin e një sasie të kokainës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Dy personat që u prangosën, babë e bir, kanë përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet si të dyshuar për shitblerje të drogës.

Siç kanë bërë me dije burimet e Sinjalit, dy të dyshuarit Bashkim dhe Arman Elezkurtaj, janë kapur pasi fillimisht djali u ndalua nga Policia dhe aksioni vazhdoi me bastisje në shtëpinë e tyre.

Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas informacioneve të para arrin rreth shtatë mijë euro.

Policia e a konfirmuar raportimin e Sinjalit dhe ka dhënë detajet e operacionit, ku përveç drogës u sekuestruan edhe dëshmi të tjera lidhur me rastin.

“Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri (3) lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

Lexo edhe:  Aksident i rëndë mes shtatë automjeteve në Turqi, raportohet për të paktën 11 të vdekur