Gjykata merr vendim për ’Kobrën’’, i dyshuari kryesor për vrasjen e shtetasit nga Shqipëria në lokalin ‘’Kobra City’’

Dibran Hoxhës i  i njohur me nofkën ‘’Kobra’’ i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Kjo pasi që në janar të viti  ai kishte vrarë një person në lokalin e tij ‘’Kobra City’’ në Prizren.

Po ashtu lidhur me këtë rast të dyshuarit Roland Susurit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Theksojmë se rasti kishte ndodhur në orët e para të 3 janarit 2023.

Dibran Hoxha, i njohur si ‘Kobra’, është i dyshuari kryesor për veprat penale– vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.

Lidhur me këtë incident të dyshuar janë edhe Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi, Enver Amrallahu dhe Roland Susuri.

Lexo edhe:  Mërgimtari në Gjakovë e rrah gruan pasi erdhën për pushime, përfundon në pranga të Policisë