Ishte duke shkuar në punë, qentë endacakë tmerrojnë me sulm qytetarin në Prishtinë
Qytetarët e kryeqyteti, por jo vetëm, çdo ditë përballen me qentë endacak të cilët ndër vite vazhdojnë të jenë njëri ndër problemet kryesore në përditshmërinë e tyre. Në disa raste ata arrijnë t’i shpëtojnë sulmeve të tyre, e në disa të tjera e pësojnë tejet rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Sot gjatë ditës një qytetar ka raportuar se para pak ditësh ka qenë pre e sulmit të qenve endacakë teksa ishte nisur për të shkuar në punë.
Siç tregon ai, sulmi ndaj tij ndodhi te komuna e vjetër në Prishtinë, teksa në këtë njoftim i shtoi edhe dy pyetje.
“Të enjten jam sulmuar nga qentë endacak, rrugës duke shkuar në punë, specifikisht para komunës së vjetër. Pyes se për kënd paguajmë taksa ne, deri kur kështu?”, tha ai në grupin “Ju flet Prishtina”.