Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari

Gjykata e Sarandës ka dhënë masës e sigurisë arrest me burg për 17 vjeçarin Elio Rraku, te dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humben jeten dy turiste italiane.

Ndër të tjera mësohet se seanca është zhvilluar në ambientet e spitalit pasi adoleshenti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar si dhe për të qenë më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike./abcnews.al

Lexo edhe:  Vrasja e 40-vjeçarit në Mitrovicë: I dyshuari u arratis, Policia akoma nuk e ka identifikuar