Konflikt familjar në Hajvali: Motrat rrahin motrën që shkoi për vizitë, i rezistojnë arrestimit – intervenojnë disa njësi

Rastet e dhunës në familje pothuajse çdo ditë po rriten edhe më shumë dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta, të keqtrajtimit fizik e psikik kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga familjarët e tjerë Ato shpesh kërkojnë mbrojtje institucionale, por jo gjithmonë shteti arrin t’i mbrojë, raporton Gazeta Sinjali.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve mjaft të rënda që po ndodhin në familjet kosovare, Sinjali ka mësuar për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në një familje në Hajvali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se edhe këtë herë, viktimë është një grua, por e cila u sulmua fizikisht nga motrat, pasi shkoi te familja e saj për t’i vizituar.

Rasti u zbulua pasi Policia mori informacionet për dhunën në këtë familje dhe intervenoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por që u përballë me rezistencë pasi personat e përfshirë shpërfillen urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët u detyruan t’i arrestojnë.

Pasi asistuan edhe disa njësi, Policia u detyrua që ta vë situatën nën kontroll, duke i arrestuar personat e dyshuar, që i penguan në punën e tyre.

Motivet e incidentit janë akoma të panjohura, por tashmë Policia ka iniciuar ndaj tyre, jo vetëm për rastin e sulmit ndaj viktimës, por edhe për pengimin e zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Ndodh në Gjilan: Shoferi s’i bindet zyrtarit policor për kundërvajtjen e shkaktuar, e godet me automjet dhe ikë