MASHTI me njoftim për prindërit që s’po munden të aplikojnë për libra për fëmijët nën 6 vjet

Disa prindër po kanë probleme në aplikimin për subvencionimin e librave shkollorë për fëmijët e tyre.

Kjo për shkak se platforma e-Kosova nuk po lejon aplikimin për fëmijët që janë nën moshën 6-vjeçare. Pas kësaj shumë prindër në rrjetet sociale i kanë shfaqur pakënaqësitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një prind ka thënë se fëmija i tij i mbush me 18 shtator, 6 vjet dhe kësisoj tani nuk po mundet që të aplikojë për të përfituar nga subvencionimi i librave.

E për këtë problematikë, zv/ministri i MASHTI-t, Taulant Kelmendi ka njoftuar se këto raste po trajtohen derisa ka shkruar edhe udhëzimet.

“Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]”.

Njoftimi i plotë:

Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime.

Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.

Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.

Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected]

#transparence

#tekstetshkollore

#materialetshkollore

Lexo edhe:  Gruaja gjen një kuletë me rreth 700 euro dhe stoli ari, e dorëzon në Polici