Zbrapset Atiq: Shtyen afatin për dy javë për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut
Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sipas tij, sot inspektorati do të ua kumtoj vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.
Ndryshe sipas ekspertëve ky rast do të mund të sillte tensione në pjesën veriore.