Shqipëri: Vdes vajza 18-muajshe, piu metadonin e lënë nga daja mbi tavolinë
Ka vdekur një vajzë 18-muajshe, pasi piu aksidentalisht metadonin e lënë nga daja brenda banesës në Delvinë.
Fëmija ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në Spitalin e Traumës. Viktima të dielën u nis me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi aty kishte marrë ndihmën e parë.
Vdekja e saj erdhi 5 ditë pas dëmtimeve që pësoi nga konsumimi aksidental i metadonit.
Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorures lëndësh narkotike.
Fëmija i vdekur është vajza e një shtetasi italian, ndërsa nënën e saj është nga Delvina./Euronews.al