Ky është zyrtari policor i arrestuar për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një zyrtari policor në stacionin policor në Viti, i cili suspenduar të hënën me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. I njëjti bashkë me vëllain e tij kanë përfunduar në ndalim policor, si të dyshuar për këtë rast.
Kush është polici i dyshuar që u fut në telashe?
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për policin Serdjan Krcmarevic, 45-vjeçar, i cili është suspenduar për 72 orë nga IPK.
Serdjan bashkë me vëllain e tij, Sasha, janë arrestuar pas denoncimit të babait të tyre, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e tij, në shtëpinë e tyre në Kllokot.
Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë dhe posa është denoncuar, janë aktivizuar njësitë përkatëse, teksa është vënë në dijeni edhe IPK, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, zyrtari policor dhe vëllai i tij i dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.