‘Nota Brillant’ bëhet “mollë sherri” për vëllezërit e Vali Corleones, e vazhdojnë luftën nëpër gjykata e rrjete sociale

Faton Sylejmani, pronar i firmës “Nota Brillant” ka vendosur që ta hedh në gjyq e ta sfidojë nëpër institucione të tjera vëllain e tij, Ardian Sylejmanin, meqë po pretendon se ai po ia përdor emrin e markës. Përpara disa muajsh, Fatoni e ka adresuar këtë çështje në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës (AKK). “Rivaliteti” mes vëllezërve po vërehet edhe në rrjete sociale.

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës ka thënë se nuk është institucioni i duhur për ta “ndarë drejtësinë” mes vëllezërve të Vali Corleones. Në një konkluzion që ka lëshuar për ankesën e Faton Sylejmanit ndaj Ardian Sylejmanit, AKK-ja e drejton këtë të parin për tek MINT-i, shkruan Gazeta Insajderi.

“Deshirojme te theksojme se AKRK-ja kryen detyrat e një agiencie të pavarur, kombëtar, përgjegjës per mbrojtjen e konkurrences ne te gjitha tregjet ekskluzivisht brenda fushëveprimit dhe kompetencave te pèrcaktuara nga Ligji per Mbrojtjen e Konkurrences. Autoriteti i Konkurrences nuk është kompetent për zbatimin e ligjeve te veçanta, por aspekti ligjor dhe rregullator, është ne kompetence te rregullatorëve te tjere sektoriale, e në këtë rast Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në konkluzën e AKK-së.

Ndër të tjera, në këtë dokument njoftohet se Faton Sylejmani ka kërkuar nga gjykata që biznesin “Nota Brillant Design & Style”, në emër të Ardian Sylejmanit, t’i vendoset masa e përkohshme.

“Me dt. 15.04.2022 pala ankuese ka parashtruar po ashtu padi-propozim për vendosje të masës së përkohshme ndaj biznesit kopjues por që deri më tani nuk është ndërmarr asnjë veprim nga ana e gjykatës për këtë çështje”, thuhet në pretendimet e palës ankuese.

Faton Sylejmani po pretendon se Ardian Sylejmani po paraqet reklama të biznesit të tij, duke i orientuar në pikën e re të hapur nga ai, katër kilometra larg pikës ku operon biznesi i këtij të parit.

Lexo edhe:  Tmerr në Selanik, partneri grek vret 41-vjeçaren shqiptare shtatzënë – e fsheh trupin

Faton Sylejmani para AKK-së pretendon se po pëson dëme të mëdha financiare.

“Lufta” mes Sylejmanëve po vazhdon edhe në rrjetet sociale.

Aktualisht, në ‘Facebook’ ekzistojnë dy faqe, njëra në emër të biznesit të Fatonit e tjera në emër të Ardianit.

Ajo e Fatonit po ofron vetëm dy pika operimi: atë në Çagllavicë dhe në Gjilan.

Ndërkaq, faqja e biznesit të vëllait të tij, po e prezanton edhe pikën e tretë në Prizren, në Lubizhdë.

Faqja e biznesit të Ardian Sylejmanit në vazhdimësi në rrjete sociale po e potencon se ekzistojnë vetëm dy pika të NOTAbrillant, derisa faqja e Faton Sylejmanit po e prezanton edhe pikën e tretë në Prizren.

Siç ka mësuar Gazeta Insajderi, Ardian Sylejmani i ka dy pika të NOTA Brillant në Gjilan dhe Prishtinë, ndërkaq Faton Sylejmani ka tri sosh: Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Të dy Sylejmanët janë vëllezërit e personazhit të njohur në botën e shoubizit, “Vali Corleones”, me emrin e vërtetë Valdrin Sylejmani.