Hajnat thyejnë një banesë te “Muharrem Fejza”, vjedhin mijëra euro para të gatshme dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku hajnat kanë arritur ta thyejnë derën dhe të kryejnë vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i banesës, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth 3 mijë euro para të gatshme dhe ari në vlerë të mijëra eurove.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë depërtuar me forcë, duke e thyer banesën, me ç’rast kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Për 1 cent pagesë, kompania austriake ia dërgon faturën shqiptarit në Vjenë