Prezantuesja Myrvete Qerkezi e lëshon Kosovën bashkë me dy fëmijët e saj

Shikuesit e “RTV 21”, e njohin mirë prezantuesen dhe gazetaren Myrvete Qerkezi, e cila ka prezantuar formate të ndryshme televizive.

Prezantuesja, përmes një shkrimi të lënë në faqen e saj në Facebook, tregon se po largohet nga Kosova, drejtë një rruge me shpresa më të mëdha.

“Ne të tre, drejt një rruge të gjatë. Drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetën tonë”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:  Gjest i madh: Biznesmeni Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!