Vjosa Osmanit ia bëjnë pak “rrafsh” në Klinë: O ti je presidentja më e mirë në botë

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, këtë të premte, presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Klinë.

Aty e para e shtetit u prit nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, që këtë takim e shfrytëzoi për të kërkuar më shumë investime në atë zonë.

Njëri nga projektet që i pari i kësaj komune e përmendi ishte problemi me ujë të pijshëm, për çka mori premtime nga presidentja që do të bëhet më tepër në atë drejtim.

Osmani nuk i harroi as përmbytjet e para disa javëve në Klinë, për çka po Ashtu u zotua se do të përgatitet një plan në parandalimin e vërshimeve duke ruajtur kështu edhe lumenjtë për të cilët tha se ia shtojnë bukurinë qytetit të Klinës.

Pas takimit me të parin e komunës, presidentja Osmani, vazhdoi takimet me qytetarë e biznese.

Lexo edhe:  Fëmija 4-vjeçar sulmohet nga një qen, baba “nxjerr hak”, e çon pronarin në Polici